Rama për legalizimet: Marrja e tokës në Shqipëri mbetet ëndërr
“Kryeministri Sali Berisha, gjithmonë në prag të zgjedhjeve u kthehet premtimeve për legalizimet. Që nga viti 2005 deri tani ka legalizuar më pak se 5% të gjithë ndërtimeve pa leje. Që Partia Demokratike të mbarojë proçesin e legalizimeve, qytetarët duhet të presin 160 vjet. Proçesi i legalizimit të objekteve pa leje duhej të kishte përfunduar tashmë. Partia Socialiste ka qënë e para që ka propozuar të parin projekt legalizimi që në vitin 2002.”Kështu e ka nisur fjalën e tij Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në tryezën për legalizimin që kjo parti ka mbajtur pasditen e sotme në kryeqytet, ku të ftuar ishin banorë nga rrethinat e Tiranës dhe më gjerë, të cilët prej vitesh presin proçesin e legalizimit të banesave.Rama shpjegoi me detaje pse qeveria aktuale nuk e kryen dot këtë proçes kaq shumë të dëshiruar nga shqiptarët dhe pse projekti i Partisë Socialiste është shpëtimi për banorët në pritje. Sipas Ramës ka dy arsye themelore sipas të cilave proçesi i legalizimeve duhej të kishte përfunduar.“Duhet 160 vjet që t’ju legalizojë Saliu. Ata po e lenë Shqipërinë me 400 ndërtime pa leje dhe më një numër qesharak legalizimesh dhe përkundër një numri që presin legalizime.Nga njëra anë e gjetën kuadrin ligjor me një ligj që ishte operativ, dhe pse kishte nevojë për shumë elementë të tjerë dhe po e lenë sot me një kaos të gjerë. Me këta që janë në qeveri, këta do lenë stërnipërit e stërnipërve pa u legalizuar. Ju keni ardhur në Tiranë thjesht të keni një shtëpi, nuk keni ardhur për të ikur nga fshati në qytet”.“ E kanë lënë këtë proçes rrugëve dhe e kanë bërë rrugë që ta mbajnë zvarrë për t’u zhvatur rryshfete. Populli me paratë e veta ka paguar 15 milionë lekë këta ushtarë dhe repartin e partisë që merret me legalizimet. Kjo është një tallje e dyfishtë. Me një gur vrasin dy zogj. Tallje me ata që jetojnë në ndërtime pa leje, tallje me pronarët që u është thënë që lekët e legalizimeve do t’ua japim juve.”ZRPP-ja është një tjetër shkallë tmerri, sepse leje nga ato “Shaban-Tapi” këta kanë dhënë me mijëra. Shabani ka hapur dhe një “Website”. Aty ku histora ka ndaluar aty dhe ka filluar. Tani do shikoni se si do të rifreskohet “Website”."Dikush tha në television “Mallkuar qoftë Enver Hoxha që nuk i dogji hipotekat se kam 20 vjet endem gjyqeve dhe po u lë fëmijëve sherre pas. Unë mendoj se mallkimi për çka ndodh sot me pronën u takon atyre që ndërmorrën gjithë këtë proçes shkatërrimi të dokumentacionit që lidhet me legalizimin dhe kthimin e pronave. I kanë shkatërruar psikologjikisht të gjithë ata që presin legalizimin dhe kompesimin. Marrja e tokës në Shqipëri mbetet ëndërr.”