Rikthehen reshjet, rëndohet situata në Shkodër

Rëndohet përsëri situata në Shkodër pas rikthimit të reshjeve intensive të shiut.Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave në disa zona të Nënshkodrës niveli i ujit ka filluar të rritet, duke rritur në këtë mënyrë edhe frikën për përmbytje tek banorët.Përveç rritjes së sipërfaqeve të përmbytura të tokës bujqësore, si dhe izolimit të banesave, shqetësuese paraqitet situata edhe në qarkullimin e automjeteve, sidomos në akset rrugore Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, si dhe Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i rikthimit të nivelit të lartë të ujit, qarkullimi është bllokuar.Sipas një komunikate nga prefektuar e Shkodrës në lidhje me situatën vazhdojnë të jenë në praninë e ujit lagjet periferike të qytetit Shkoder, fshatrat Obot e Goricë të Komunës Ana e Malit, fshatrat Shirq,  Mushan, Trush të Komunës Berdicë, disa pjesë të fshatit Mali Jushit të Komunës BushatNga ana tjetër theskoshet se po vijon me një ritëm të shpejtë edhe shpërndarja e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë në fshatrat e lagjet në të cilat është i pranishëm uji.Nga ana e të gjitha strukturave shtetërore  dhe Shtabit të Emergjencave pranë Institucionit të Prefektit  po monitorohet situata, me qëllim marrjen e masave efikase për përballimin e saj.