Berisha: Rritje të granteve për fermerët, rritje të punësimit
Trefishim të granteve për fermerët gjatë katër viteve të ardhshme.Ky është premtimi që ka bërë kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi më fermerë në Kosovë të Vogël të Lushnjes.Gjatë bashkëbisedimit, fermerët kanë ngritur një sërë shqetësimesh për kryeministrin Berishsa duke u ndalur tek situata shqetësuese e furnizmit me energji, problemet që hasen me vaditjen në terren, apo edhe taksat doganore. Për këto çështje, kryeministri është shprehur se qeveria është e angazhuar për përmirësimin e infratrukturës në fshat, ndërsa tha se pa bujqësi të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar.Brenda një harku të shkurtër kohor, kryeministri Berisha është ndalur në tre takime bashkëbiseduese me fermerët e lushnjës, ku është njohur me problematikat e tyre por edhe ka bërë premtimet për mbështetje të qeverisë në aktivitetin e fermerëve. Kjo zone, konsiderohet si hambari i Shqipërisë sa i përket prodhimeve vendase.