LSI: Partitë të lënë mënjanë debatet shterpë, të punojnë për integrimin
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë sërish thirrje partive politike të lënë mënjanë debatet shterpë dhe të bashkëpunojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Nënkryetar i LSI-së Ylli Manjani është shprehur në një konferencë për shtyp ka theksuar se partitë duhet të tregojnë përgjegjësi për të bërë të mundur plotësimin e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Europian."90 përqind e shqiptarëve deklarojnë se e duan Shqipërinë pjesë të Europës. Është për të ardhur keq që Shqipëria nuk e kanë mundësinë për tu bërë pjesë e BE-së dhe arsyeja është se politika nuk po arrin do të harmonizojë axhendën e saj me këtë aspirat të shqiptarëve. LSI ka qënë e vendosur në qëndrimet e saj se bashkëpunimi politik për integrimin është i domosdoshëm. Janë debatet shterpe ajo ato që na ndajnë dhe nuk na afrojnë drejt BE-së tha Manjani.Gjithashtu, Manjani theksoi se LSI vlerëson miratimin me konsensus absolut të marrëveshjes TAP në Kuvend që sipas tij është një mesazh shumë shpresëdhënës që politika i jep vendit dhe zhvillimit të ekonomisë."Është një mesazh që duhet përshëndetur. Është për të ardhur keq sepse shqipëtarët nuk i meritojnë mesazhet negative. LSI mendon se janë të gjitha kushtet për të çelur negociatat për anëtarësim brenda këtij viti. Është momenti që politika shqiptare të fokusohet në këtë çështje, që të garantojmë që çdo shqiptar të votojë lirish dhe të zgjedhë demokratikisht. Ne jemi sot tu bëjmë thirrje partive që të marrin përgjegjësitë politike që dikton interesi madhor i 90 përqind të shqiptarëve që të përshpejtojnë axhendën integruese sa më parë që të jetë e mundur” tha Manjani.I pyetur në lidhje me vonesat për procesin e votimit elektronik në Fier dhe Tiranë, Manjani theksoi se: "LSI ka shprehur mbështetjen dhe shqetësimin në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Sigurisht miratimi i këtyre ndryshimeve në kodin zgjedhor e çmojmë si risi që duhen mbështetur padiskutim, çmojmë dhe punën e institucioneve që kanë për detyrë të përgatisin këtë proces pavarësisht vonesës. Ende ka kohë dhe teknikisht kjo është e mundur. Ajo që është për të tërhequr vëmendjen që çdo gjë të përgatitet në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të ndahet me opinionin publik”.