Inagurohet memoriali “Postbllok”, Berisha: Nderim viktimave të regjimit komunist
Pjesë nga Muri i Berlinit, bunkeri që ndodhej gjatë regjimit komunist në hyrjen kryesore të Bllokut si dhe shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit, janë tre elemente që ndërthuren në memorialin që mban emrin “Postbllok” në krah të bulevardit dëshmorët e kombit.Gjatë inagurimit të këtij memoriali, që vjen si iniciativë e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Sali Berisha tha se instanacioni “Post bllok” është një memorial që realizohet në nderim të vuajtjes së shqiptarëve gjatë regjimit komunist."Jemi sot në inagurimin e një insalacioni në kujtesë të vuajtjesh, materializimit të shqitarëve në diktaturën totalitare. Kjo është një ditë nderimi të madh ndaj atyre shqiptarëve që në mbrojtje të dinjitetit njerëzor pranuan të sakrifikojnë, të burgosen dhe të ecin drejt skuadrave të pushkatimit por mos të dorëzonin dinjitetin, besimin tek liria, besimi tek zoti dhe fjala e lirë. Ndaj dhe dua të shpreh mirënjohje të thellë për këtë instalacion me një simbolik të fuqishme që i bën nder të madh qytetit tonë, i bën nder të madh vendit tonë.” tha Berisha.Kryeministri shtoi më tej se kujtimi i së shkuarës ndihmon për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë." Në histori e shkuara të shërben më së shumti për një të ardhme me të mirë, e më të sigurtë, ndaj dhe ne shqiptarët kemi shumë arsye që të rikujtojmë të shkuarën në mënyrë të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë, e hidhur është kur mendon se ky është fillim, por ngushëllim është kur shikon se është një fillim me simbolikë të fuqishme, vështrim të qartë drejt së ardhmes, të nderojmë e kujtojmë ata që sakrifikuan për vlerat më të arrira njerëzore dhe hyjnore” shtoi kryeministri.Kryeministri Berisha vlerësoi punën e dy artistëve për krijimin e këtij memoriali duke përzgjedhur dy nga veprat më të goditura të diktaturës komuniste, bunkerin dhe burgun e Spaçit."Artistët kanë përzgjedhur simbolet më të goditura. Në Tiranë nuk kishte mur por kishte tela me gjemba dhe kishte diçka tjetër që nuk ekzistojnë në vendet komuniste dhe kjo ishte bunkeri. Shqipëria në tragjedinë e saj shndërroi të gjtiha pasuritë që krijonte nga qindra mijëra bunker që po ti ktheheshin në blloqe të piramidave ndoshta do të ndërtonte dy herë piramidat e faraonëve. Aspekti tjetër tmerrësisht tragjik ishte uria kronike në të cilën kombi u zhyt në bunkerin e tij. Regjimi i Enver Hoxhës në dallim nga regjimet e tjera me uri u rezervoi fat tragjik qindra dhe mijëra shqiptarëve. Artistët kanë përgjedhur për memorien kombëtare Spaçin, një nga burgjet më të egra të të gjithë botës ish-komuniste" shtoi kryeministri.Nga ana tjetër kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se memoriali tregon qartë për historinë e dhimbshme nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët për gjysmë shekulli komunizëm."Ky komplekt ka tri momente. I pari; muri që ndau Berlinin përgjysmë, ndau Gjermaninë përgjysmë, ndau Europën përgjysmë.I dyti; bunkeri që simbolizon veprën e diktaturës dhe vendi ku është vendosur ky monument, pikërisht poshtë dritareve të ish diktatorit që futi veten në bllok, që ndau veten nga të gjithë shqiptarët dhe ndau shqiptarët nga e gjithë bota. Për mua personalisht, elementi i tretë është më prekësi, më i dhimbshmi, ndoshta e kam edhe pak më personale; Spaçi, Aushvici shqiptar. Spaçi është vendi i vuajtjeve dhe i barbarive të papërshkrueshme. Spaçi është emri që e kam dëgjuar që e kur isha vogël, aty ku familjarët e mi, ashtu si qytetarë të qytetit tim, ashtu si shumë qytetarë të tjerë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë torturoheshin në mënyrën më barbare” tha Topalli.