Tiranë, arrestohet turku, kishte ndihmuar 6 pakistanezë të kalonin kufirin

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas turk pasi akuzohet se u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 6 pakistanezëve.Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi turk Turk Ramadan Mehmet Sancaktar, 56 vjec pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij,  tip benz Trajler me targa turke 35AH2075 janë gjetur të fshehur pasi kanë kaluar kufirin nga Greqia 6 - shtetas me origjinë pakistaneze me destinacion më pas Italinë.Aktualisht, anë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1(një) kamion Benz trajler, 1 aparat celular si dhe sende të tjera.Shtetasit pakistanez pasi u intervistuan në prani të përkthyesit do të akomodohen në Karec, Vorë, Tiranë për veprime të mëtejshme dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.Ndërkohë Materialet në ngarkim të shtetasit turk i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.Ndërkohë, dje nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimi, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi për në drejtorinë e policisë së Tiranës të shtetast të shpallur në kërkim Besim Ramazan Selmani, 25 vjec, lindur dhe banues në Pukë.Sipas policisë 25-vjeçari është shpallur në kërkim më dt.30.09.2010, nga Komisariati i Policise Pukë, për Veprën Penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe gjykata e ka denuar me “10-vjet burg” per vepren penale te mësipërne.Kapja e  tij u bë në  rrugën “5-Maji” Tiranë, dhe aktualisht ndodhet pranë dhomave të paraburgimit të drejtorisë së policisë së Tiranës.