Elbasan, një person bie nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.Një person ka rënë nga kati I tretë I një pallati. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në pallatin që ndodhet pikërisht parpara këtij universiteti.Personi qëështë rrëzuar, identiteti i të cilit nuk dihet akoma, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të rrethit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit të Elbasanit kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.Dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht.