Saimir Tahiri: Berisha nuk ma mbyllë dot gojën me asnjë instrument
Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, pasi ka shkuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të takuar babanë e tij i cili u arrestua ditën e sotme nën akuzën për kontrabandë ilaçesh por nuk është lejuar ta takojë, ka dalë në një konferencë për mediat nga ambientet e jashtëme të kësaj drejtorie.Tahiri tha se inkurajonte këdo që të hetonte mirë dhe pa asnjë përjashtim, qoftë edhe për të atin e tij.“Unë garantoj Sali Berishën, Argitën, Shkëlzenin, Lulzim Bashën, Flamur Nokën dhe Agron Kuliçin se nuk do ma mbyllin dot gojën me asnjë instrument.”“Unë erdha të takoj babanë tim, siç besoj se do të bënte çdo fëmijë për babanë e tij. Sipas meje askush nuk duhet të qëndroj mbi ligjin. Inkurajoj cilindo që të hetoj mirë, pa asnjë përjashtim, qoftë edhe im atë. Unë e besoja se këta njerëz që nuk kanë hezituar për hir të fëmijëve të Saliut, Të më gjobisin nëopërmjet policisë, po këta që nuk kanë hezituar të vrasin edhe njerëz në boulevard, kësaj rradhe bënë shumë pak ndaj meje”, u shpreh deputeti socialist.Tahiri theksoi se nuk do të ndalet kundër krimeve që kanë bërë Sali Berisha me fëmijët ë tij, kryebashkiaku Basha, Ministri i Brendshëm Noka.“S’do rri kurrë rehat pa u siguruar që të gjithë ata që janë në pushtet të dënohen për ato që kanë bërë në kurriz të qytetarëve. Shpresoj që edhe këta që janë në pushtet ti bëjnë llogaritë mirë, edhe fëmijët e Berishës. Ta kenë të sigurt që mua do të më kenë përballë.”“Unë këtu kam ardhur si djali I babait tim. Unë nuk kam vrarë 26 njerëz në Gërdec siçka bërë djali I Berishës. Unë nuk kam vjedhur toka siçka bërë vajza e Berishës” përfundoi Tahiri.