Konsumi i alkoolit, nisin që 11 vjeç, gjimnazistët më të rrezikuar

Të miturit janë një nga kategoritë sociale gjithnjë e më në rrezik në Shqipëri nga përdorimi i alkoolit. Sipas Drejtorit të shendetit publik në MSH, Gazmend Bejtja, studimet e viteve të fundit konstatojnë se konsumimi i alkoolit nga të miturit nis në moshën 11 vjec dhe prek kryesisht djemtë në zonat urbane. Gjithashtu sondazhet tregojnë se 1/3 e gjimnazistëve nga mosha 16-19 vjec, gjatë 4 ditëve të anketuara kane konsumuar të paktën një pije alkoolike.Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Punës, në lidhje me konsumimin e alkoolit nga të miturit dhe moshat e tjera, anëtarët vunë theksin tek ndryshimi dhe përmirësimi i ligjit në këtë drejtim. Sipas të cilëve krahas instacave aktuale, në luftën kundër alkoolit duhet një angazhim edhe më i gjerë përfshirë edhe policinë Bashkiake.Gjatë seancës dëgjimore kanë munguar shifrat e sakta të koheve të fundit në lidhje me konsumimin e alkoolit nga të rinjtë. Të dhënat e paraqitura kanë qene të përgjithshme, nga ku statistikat e paraqitura nga anëtare e komisionit të Punës Klodiana Spahiu, 15 % e popullsisë në Shqipëri konsumojnë alkool, 4-5 % janë të varur dhe 30% janë konsumues në shkallë më të lehtë. Sipas të dhënave nga OBSH Shqipëria është vend i konsumimit mesatar të alkoolit dhe konsumohet 5-7 litra alkool në dite.