Banesat e ish pronarëve, Kushtetuesja shqyrton shfuqëzimin e aktit

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën gjyqësore për shfuqëzimin e aktit normativ për banesat e ish-pronarëve.Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është bërë nga shoqata e qiramarrësve në shtëpitë shtetërore, ish-pronë private.Përfaqësuesit e Shoqatës së ish-pronarëve kanë kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, pasi nuk janë njohur me çështjen por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga trupi gjykues.Kundër shtyrjes së seancës gjyqësore është shprehur edhe  avokati i qiramarrësve i cili ka theksuar se nuk ka kohë për shtyrjen e seancës, pasi më 1 nëntor banorët do t`u duhet  të dalin nga shtëpitë.Sipas avoktatit duhet të pezullohet akti normativ, të paktën deri në seancën gjyqësore të radhës.Sipas aktit normativ të miratuar nga Parlamenti  të gjithë ata persona, të cilët jetojnë në banesat e ish-pronarëve duhet t`i lënë të lira deri më datën 1 nëntor 2012.Në bazë të aktit normativ, të gjithë pronarët e ligjshëm, nëse nuk iu është liruar ende banesa e tyre brenda afatit të caktuar në vendimin e qeverisë, duhet t`i drejtohen Entit Kombëtar të Banesave.Ky i fundit, pas verifikimit në listat e tyre për emrin e pronarit legjitim, e pajis këtë të fundit me një dokument, i cili i drejtohet përmbarimit për të vepruar në bazë të ligjit për lirimin e banesës së tij.