Berisha: Decentralizim të tregut të energjisë
Liberalizimi i plotë i tregut të energjisë është një prej mënyrave më të mira për të mbrojtur konsumatorin. Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha e deklaroi këtë fakt në konferencën "Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit". Sipas kryeministrit synimi i Shqipërisë është edhe krijimi i lidhjeve për shkëmbimin e energjisë me vendet fqinje.“Shqipëria ka një prespektivë të madhe energjitike dhe është jetike që ky potencial të vendoset në bazat më liberale të një tregu të decentralizuar dhe të rregulluar. Paketa e 3-të e BE-së synon garantimin e një konkurence të ndershme si një kusht themelor për lirinë e tregut të energjisë. Mbrojta e konsumatorit duhet të jetë një qëllim madhor i kësaj pakete. Mbrojta më e mirë e konsumatorit është liberalizimi maksimal i tregut dhe ndezja e konkurencës së lirë. Ne jemi të vendosur të adoptojmë çdo rregull që tregu energjitik në Shqipqri të jetë një segment i tregut europian dhe ndoshta segmenti më i hapur i tij. Ne po kërkojmë lidhje me vendet përreth, si Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë dhe dotë ridemisionojmë lidhjen me Italinë” tha Berisha.I pranishëm në këtë konferencë ambasadori i OSBE-së Ettore Sequi deklaroi se miratimi i kësaj pakete rrit konkurencën në tregun e energjisë në Shqipëri.“Shqipëria si partner i BE nuk duhet të mbetet pas, tregu juaj i energjisë dhe qytetarët do përfitojnë nga implementimi i shpejtë i rregullave që kanë të bëjmë me funksionimin e tregjeve me pakicë. Në punën që na pret rregullatorët e energjisë kanë rol të rëndësishëm, treg i qëndrueshëm energjie në vend transparent dhe i besueshëm, që është i hapur për konkurrencë dhe mund të tërheqë investitorë” tha Sequi, duke shtuar se BE kërkon që investitorët të vijnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri.Sipas tij, miratimi i rregullave të tregut të BE jep mundësi integrimi të plotë në këtë treg. “BE është i angazhuar të mbështesë Shqipërinë edhe në këtë fushë”- tha Sequi.I pranishëm në këtë konferencë Ministri Edmond Haxhinasto premtoi përmirësim të kuadrit ligjor për të pasur furnizim me energji më të lirë dhe më cilësore.Konferenca "Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit", synon që të diskutojë dhe më pas të miratojë paketën e tretë ligjore e cila pritet të përmirësojë tregun energjisë në vend.