Helmimi në Mamurras, përmirësohet gjendja e nuses

Pashke Gega, 21-vjeçarja e helmuar në ditën e dasmës së saj është në gjendje më të mirë shëndetësore. Mjekët thanë se pacientja nga reanimacioni ka kaluar në shërbimin e toksikologjisë për të vazhduar terapitë por tashmë ajo është jashtë rrezikut për jetën.  Por bluzat e bardha ende nuk kanë dhënë asnjë informacion për arsyen e sëmundjes së papritur të 21 vjeçares.Ndërkohë që asnjë informacion nuk është ofruar as nga mjekësia ligjore, pas përfundimit të autopsisë së dy grave që vdiqën Mrike Gega dhe Prendushe Ndoja, të cilat po flinin në të njëjtën dhomë me nusen natën e tragjedisë.Burime ende të pakonfirmuara të policisë flasin për një helmim të grave, si pasojë e helmit të molës që ishte shpërndarë në dhomë, i cili ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy viktimave, dhe përkeqësimin e shëndetit të 21-vjeçares.Për këtë ngjarje të rëndë policia po heton lidhur me shkaqet e vdekjes së tyre.  Të afërmit e tyre janë shprehur më parë se bëhet fjalë për një helimi të qëllimshëm për të tre femrat, ndërkohë që uniformat blu deri më tani kanë përjashtuar pistën se mund të jetë helmim nga ushqim për shkak se përveç tyre asnjë nga dasmorët nuk ka patur të tilla shqetësime apo simptoma të një helmimi.E ndërsa lajmi i i mirë është për 21-vjeçaren se është jashtë rrezikut për jetën, në Mamurras në orën 13:00  janë kryer ceremonitë mortore të dy grave të cilat nuk mund ti shpëtonin vdekjes në ditën e gëzimit në shtëpinë e tyre ku nga një dasëm, kjo ditë u kthyer në një mort për familjen Gega dhe Ndoja.