Sekuestrohen 400 kg marijuanë në kufirin shqiptar-grek

Rreth 400 kg lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar sot nga policia greke në kufirin mes dy vendeve fqinje.Policia sqaron se lënda narkotike është kapur në dy ngarkesa të ndryshme, ndërsa janë ndaluar dy shtetas grekë që e transportonin.Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngarkesa e parë prej 138 kg u sekuestrua në Riahovo të Janinës, ndërsa dy të arrestuarit treguan edhe vendin ku kishin marrë drogën.Ata deklaruan se droga ishte marrë në një vend midis Gjirokastrës dhe Janinës, ndërsa policia ka gjetur edhe 262 kg të tjera me marijuanë në këtë vend.