Konventa Kombëtare e LSI, miratohet statuti dhe programi
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur Konventën Kombëtare Zgjedhore, në të cilën janë miratuar ndryshimet në statut si dhe janë votuar 120 anëtarët e rinj e komitetit drejtues kombëtar.Gjatë fjalës së mbajtur në punimet e konventës kreu i LSI-së ka vlerësuar ndryshimet në statut për barazinë gjinore dhe uljes së moshës së anëtarësimit në këtë forcë politike. Meta tha gjithashtu se procesi i votimit është realizuar në transparencë të plotë."Falë edhe ndryshimit, statuti e zbriti moshën e anëtarësimit nga 18 në 16 vjeç dhe kjo është e drejtë e motivuar për një forcë e së ardhmes që bazën e ka tek rinia dhe shpresa për të ardhmen. Një arritje maksimale është vendimi për të garantuar një garazi gjinore në LSI. Është një hap madhor i cili do të jetë i plotë deri në konventën e ardhshme zgjedhore. Ne duhet ta fillojmë me forumet më të larta në Tiranë, Korçë, Durrës për ta zbatuar në mënyrë reale edhe në komunat më të thella dhe më të larta të vendit” tha Meta.I pyetur nga mediat sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me PDIU-në, Meta tha se një vendim i tillë do të merret nga Konventa, ndërsa bashkëpunimi lidhet në mënyrë specifike me çështjen çame."Unë e bëra të qartë se koalicioni vendoset në kohën e duhur dhe ky vendim do të jetë pronësi e kësaj konvente dhe jo e kreut të partisë. Ne do të bashkëpunojmë me PDIU-në për të çuar përpara njohjen dhe zgjidhjen e çështjes çame ashtu si edhe do të bashkëpunojmë edhe forcat e tjera politike për integrimin e vendit” tha Meta.Gjatë punimeve të Konventës 2210 delegatët e zgjedhur përmes votimit të antarëve të LSI-së kanë votuar secili prej tyre për 120 persona për tu bërë pjesë e organizmit më të lartë të drejtues që është Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së.Gjatë punimeve të Konventës, delegatët kanë diskutuar mbi një sërë çështjet, të cilat lidheshin jo vetëm me çështje të brendshme partiake, por edhe angazhimet e LSI-së dhe për problematikat me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.