Wollfarth: Përgatitje të mira për zgjedhjet dhe bashkëpunim

Bashkëpunimi teknik është shumë i rëndësishëm për të pasur zgjedhje sa më cilësore.Ky ka  qenë apeli i ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfarth  pas takimit që ka realizuar me kryetaren e Komisionit Qëndror  të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba. Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri gjithashtu ka premtuar mbështetje në përgatitjen e  zgjedhjeve të ardhshme parlamentare."Ky ishte takimi im i parë me zonjën Lleshi si kryetare e KQZ-së dhe zotin Biba si nënkryetar i tij. Është me rëndësi që të ketë një frymë  të mirë bashkëpunimi teknik. Pas këtij takimi jam i bindur se KQZ-ja do të japë shërbimin më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje. Pritet  që të vijë misioni i vëzhguesve nga ODIHR për zgjedhjet e 2013-ës.   Së bashku me prezencën e OSBE-së kemi disa projekte dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim KQZ-në në punën e saj. Kjo mbështetje për KQZ-në përmban edhe elementë të ndihmës për tu përgatitur për zgjedhjet duke pasur këtu parasysh edhe votimin e elektronik. Jam i bindur se do të ketë përgatitje shumë të mira për zgjedhjet si dhe frymë të mirë bashkëpunimi" tha Wollfarth.Ndërkohë në lidhje me  mandatin e kryeprokurores Ina Rama ambasadori Wollfarth deklaroi se për këtë duhet që të interpretohet kushtetuta."Le të shohim diskutimin si do të interpretohet nga kushtetuta. Kam besim që të gjendet një personalitet që ta bëjë punën e kryeprokurorit në mënyrë të pavarur edhe të panashme". Kam besim se do të gjendet një zgjidhje e mirë” tha ai.Ky është takimi i parë që ambasadori Eugen Wollfarth zhvillon me krerët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pasi Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës kryetaren e re të këtij institucioni