Konferenca e kryetarëve refuzon kërkesën e PS për hetimin e MM

Grupi parlamentar socialist duhet të rishqyrtojë kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, kryeparlamentarja Topalli ka ftuar grupin e PS-së ta rishohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Në këtë konkluzion është arritur pasi konferenca shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një Komisioni hetimor" Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën janar 2010 -tetor 2012".Po ashtu konferenca vendosi edhe për programin e punës për periudhën 5 nëntor- 27 dhjetor 2012, si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 nëntor-22 nëntor. Kërkesa e grupit të PS për Komisionin Hetimor ndaj Ministrisë së Mbrojtjes u shpalos pak kohë më parë në Komisionin e sigurisë nga nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni.