Ahmetaj: Berisha kopjac i keq, të zerojë taksën e biznesit të vogël

Sekretari për sipërmarrjen në Partinë Socialiste, Arben Ahmetaj, i ka kërkuar liderit të mazhorancës të bëjë një kopjim më të plotë të programit për një Rilindje Shqiptare. Sipas deputetit socialist qeveria e Sali Berishës kishte 7 vjet kohë për të unifikuar administratën tatimore, dhe thotë se do e bëjë këtë vetëm pasi PS e bëri publik si hap të programit të saj qeverisës.Ahmetaj ka kërkuar edhe njëherë në emër të Partisë Socialiste të hiqet menjëherë, tani, sot, taksa e biznesit të vogël:“Të heqë urgjent taksën e biznesit të vogël! Sepse 166 mijë shqiptarëve po u merret fryma nga kjo taksë mbytëse. Me këtë masë jetike u kthen këtyre njerëzve punëtorë të mbërthyer nga kriza 30 milionë dollarë.”Sipas Ahmetit kopjimi me copa i programit të PS për Rimëkëmbjen e Ekonomisë nuk mjafton, përkundrazi, kopjimi i keq dhe i copëzuar, i bazuar në modelin e kaosit të Berishës mund të sjellë më shumë dëme se përfitime.Ndërkaq Ahmetaj garantoi se PS do ta bëjë zero taksën e biznesit të vogël, do të përqendrojë në një pikë administrimin tatimor, do çlirojmë biznesin nga gjobat dhe gjobëvënësit, do ta bëjë sipërmarrësin shembullin më të mirë për shoqërinë në luftën kundër papunësisë.“Viti 2013 është viti i ndryshimit. Viti 2013 hap rrugën e Rilindjes së Ekonomisë” vlerësoi Ahmetaj.