Deklaratat e kryeministrit, Rama: Berisha kujton spiunët e PPSH-së

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklarat e kryeministrit Berisha në lidhje me historinë e zhurmimit të celularëve gjatë punimeve të Asamblesë.Ndërsa ka ironizuar fjalët e shefit të qeverisë, kryesocialisti Rama thekson se  Berisha kujton spiunët e kohës së Partisë së Punës.“Saliu sot me kujtoi një spiun nga ata maniakët e kohës së PPSH që u gris në ferra te liqeni në tentativën për të përgjuar dy të dashuruar. E pastaj thoshte në mbledhjen e lagjes ç`jane këta të pacipë që enden ferrave dhe prishin qetësinë e popullit! Tamam burre shteti” shkruan Rama.Ndërkohë më herët kryeministri Berisha akuzoi Ramën se po e kthen partinë socialiste në bunker.