"90 vjet gjeologji shqiptare", konferencë për 100 vjetor
90 vjetori i funksionimit të shërbimit gjeologjik shqiptar, vjen si një krenari e rradhës në këtë prag 100 vjetori të pavarësisë, për zhvillimin e vendit tonë dhe përparimit të kërkimit shkencor gjeologjik.Në konferencën "90 vjet gjeologji shqiptare" Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, bëri të njohur të ardhmen e tregut të punësimit në këtë sektor në funksion të burimeve natyrore gjeologjike, si edhe objektivat për tërheqjen e investitorëve dhe përdorimin e teknologjive të reja.Ai gjithashtu theksoi punën, sakrificat dhe rezultatet e inxhinierëve dhe specialistëve, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e këtij sektori dhe në arritjen e projekteve të mëdha.Konferenca jubilare, e cila startoi me seancën plenare do të vazhdojë të shtunën me seksionet shkencore, duke përfunduar të dielën me daljen në terren për tu njohur me projektet e zbatuara