Ahmetaj: Sistemi energjetik në krizë, shkak keqmenaxhimi

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të sistemit energjetik dhe për pasojë vendi është i përfshirë në një krizë energjitike.Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka deklaruar se KESH-it do t'i duhet të importojë  energji me një kosto shumë të lartë për qytetarët.“Qeveria s`ka arritur të menaxhojë sistemin energjetik dhe në mënyrë hileqare e ka çuar të gjithë ngarkesën tek konsumatori. Kriza nuk është krizë e menaxhimit të liqenit apo ujit por një krizë e thellë financiare, keqmenaxhimi që ka përfshirë të gjithë zinxhirin elektroenergjetik shqiptar që nga prodhuesi e deri tek konsumatori” tha Ahmetaj.Ai ka theksuar më tej se KESH është i detyruar të marrë borxh për të importuar energji elektrike duke duke thelluar më tej kolapsin e tij financiar.“Sot komsumi dimëror është 80 milionë kolivat orë në ditë. Kjo do të thotë se do të duhet të vazhdojë importimin e energjisë në 12 milionë kilovat orë dhe kjo do të duhet të bëhet në javët që vijojnë. Vlera e importimit është 800 mijë euro dhe çdo kush mund të kuptoje se sa kosto do të ketë KESH dhe të gjitha do të ngarkohen në faturat e enegjisë elektrike” tha Ahmetaj.