Ministri Panariti niset për vizitë në Tunizi

Ministri i jashtëm Edmond Panariti niset sot për një vizitë zyrtare në Tunizi, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, së bashku me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së,  Jean - Claude Mignon.Ministri Panariti dhe Presidenti Mignon pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Tunizinë, lidhur me gjetjen e një formule për institucionalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Këshillit të Evropës dhe autoriteteve tuniziane.Gjithashtu Ministri Panariti do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të vendit, si: Presidentin e Republikës  Moncef Marzouki, Kryeministrin   Hammadi, Kryetarin e Kuvendit  Ben Jaafar, Ministrin e Punëve të Jashtme  Rafik Ben Abdessalem, etj.Një ndër prioritetet e  presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet KiE-së dhe rajoneve fqinje të saj.