Rama në Lushnje, apel të rinjve të votojnë PS-në
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka ftuar të rinjtë por edhe prindërit e tyre që vitin e ardhshëm ti bashkohen fitores që e bën çdo qytetar të barabartë para ligjit por edhe përballë konkurueshmërisë në treg.Ndërsa ka folur në manifestin “Unë jam FRESSH” në Divjakë, që është projket i të rinjëve eurosocialistë, Rama tha se 2013 do të jetë viti i ndryshimit për të gjithë shqiptarët.“Unë besoj shumë se në betejën e vitit të ardhshëm ju duhet të jeni krahë për krahë me prindërit tuaj. Madje jeni ju që duhet të inkurajoni prindërit tuaj që të mundin frikën, të mundin ndrojtjen, të mundin dëshpërimin dhe bashkë me ju të mund të dalin në rrugën e një fitoreje, që do të jetë fitorja e familjes së zakonshme shqiptare. Që do të jetë fitorja e çdo shqiptari, në qytet ose në fshat, që do një vend ku çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit dhe për çdo qytetar mundësitë të jenë të barabarta në rrugën e lirisë së konkurrencës edhe të meritës” tha Rama.Në këtë manifest merrnin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të PS-së, deputeti Bashkim Fino dhe sekretari për rininë dhe emigracionin Erion Veliaj të cilët kanë përcjellë mesazhet e tyre për të rinjtë e Divjakës.Manifest FRESSH është një projekt interaktiv , i cili përveç bashkimit të të rinjëve që kërkon ndryshimin, synon të përcjellë ambicien për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.