Reshjet e shiut, KESH: Përmirësohet situata në kaskadën e Drinit

Reshjet e rëna ditët e fundit përmirësojnë situatën energjitike në vend. Sipas Korporatës  Elektroenergjetike Shqiptare  reshjet e rëna  me intesitet në të gjithë vendin kanë përmirësuar kuotat  në kaskadën e Drinit.Kështu sipas KESH-it, niveli i ujit në HEC-in e Fierzës është rritur me disa metra në krahasim me disa ditë më parë dhe  ka arritur në nivelin 259.81 metër nga   254.99 metra që ka qenë para reshjeve. Shiu i rënë ka pasur ndikim gjithashtu edhe në shtimin e prurjeve të cilat kanë arritur  650 metër kub në sekondë  nga 74 m3.Gjithashtu KESH thekson se HEC-i i Komanit  është në nivelin 174.36 metër dhe prurjet anësore janë 500 metër kub në sekondë. Ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i ujit është 74.74 metër dhe prurjet anësore 150 metër kub në sekondë.Rritja e nivelit në hidrocentrale si rezultat ka sjellë edhe rritje të prodhimit të energjisë elektrike dhe ulje të importit. Aktualisht sipas KESH në vendin tonë po prodhohet  10 milon Kw energji elektrike nga 4 milion Kw që prodhohej  vetëm një javë më parë dhe po importohet vetëm 8 milion Kw.Sipas meteorologëve reshjet e shiut do të vijojnë edhe për disa ditë duke ndikuar kështu në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së prodhimit të energjisë në vend.