Drafti për përgjimet, debate në Komisionin e Ligjeve

Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate politike në komisionin e ligjeve teksa  diskutonin për ligjin për përgjimet elektronike. Nënkryetari socialist i komisionit Fatmir Xhafaj tha se ky projektligj mund të krijojë  hapësira për abuzime në përgjimet  dhe se sipas tij  krijohen  institucione paralele përgjimi. Ndërsa deputetja e selisë rozë Ermonela Felaj akuzoi maxhorancën se ka përgjuar opozitën  dhe diplomatët në Tiranë në mënyrë të paligjshme.Për këtë  akuza  depueteti demokrat Genti Strazimiri tha se opozita po përpiqet  të gjejë justifikime elektorale pasi mazhoranca sipas tij nuk ka arsye të përgjojë opozitën.Ndërkaq me votat e mazhorancës   dhe me abstenimin e opozitës komisioni  kaloi  në parim këtë projektligj ndërsa nen për nen do të diskutohet këtë të martë pasi depuetët të njihen me raportin e prokurorisë së përgjithshme  të bërë në komisionin e  sigurisë.