Rrushaj: Taksa e biznesit të vogël të mblidhet nga MF-ja

Taksa e biznesit të vogël tashmë do të mblidhet nga ministria e financave dhe jo nga pushteti vendor. Ky ka qenë një prej ndryshimeve të propozuara prej zv.Ministrit të Financave Alfred Rrushaj në Këshillin Konsultativ të Biznesit me arsyetimin se kjo do të përmirësoj mbledhjen e taskave. Gjithashtu Rrushaj bëri me dije se përfaqësuesit e bizneseve, që kanë paguar taksën do të pajisen me një pullë fiskale specifike.Gjithashtu në mbledhje u propozua edhe heqja e TVSH-së për makineritë e importuara duke u falur kështu bizneseve rreth 60 milion USD.Ndërkohë që zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto kërkoi që këshilli konsultativ i biznesit të jetë aktiv dhe të ndërrmar iniciativa.