Tiranë, grabitja e njësisë bashkiake, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës ka arrestuar arkëtaren e njësisë Bashkiake nr.5, si dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen për vjedhje në bashkëpunim të shumës së 105 milionë lekë të vjetra në kasafortën e kësaj zyre.Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini theksoi në një konferencë për shtyp se janë arrestuar shtetasit Ermonela Hekuri, arkëtare në njësinë bashkiake nr 5, si dhe Dorian Leci, inxhinier ndërtimi në Minibashkinë nr.10dhe Orjan Midha, ish-shofer në njësinë bashkiake nr 10.Gjithashtu policia  ka sekuestruar me cilësinë e provës materiale shuma prej 25 milione lekë të vjetra të paketuara nën siglen e Thesarit të Shtetit dhe të një Banke të nivelit të dytë në Tiranë, nga ku dyshohet se është tërhequr shuma e parave nga  Arketarja e Njësisë Nr. 5 Tiranë.Grabitja ka ndodhur në natën e 20 marsit të këtij viti, ku tre persona dyshohet se në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë grabitur zyrave arkën e Njësisë Bashkiake nr. 5.Ka qenë kryetarja e kësaj minibashkie, Jeta Seitaj, ajo që bëri denoncimin në Policinë e Tiranës, duke sinjalizuar e para për grabitjen.Gjithashtu policia e Tiranës ka arrestuar edhe një person të shpallur në kërkim me akuzën për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë është arrestuar shtetasi Kristo Horanlli 26 vjeç, pasi akuzohet se një vit më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale F.D.Ndërkohë sot nga Seksioni i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim Komisariatin Nr.2, Tirane u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Kristo Haki Horanlli, 26 vjec, lindur Korce dhe banues Tiranë.Ky shtetas ishte person në kërkim me datë 31 Tetor 2012, nga Policia e Tiranës , per veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur ne tentative dhe  “Armembajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 te K.P.26 vjecari dyshohet se rreth një vit më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri në afërsi të Kodrave të Liqenit në Tiranë shtetasin Fatmir Garunja, 44 vjec. Për këtë ngjarjen ndodhen tashmë të arrestuar edhe tre shtetas të tjerë si të implikuar në këtë ngjarje.Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendim Penal të datës 18.10.2012, ka dhënë masa e dënimit “Arrest ne Burg” , për shtetasin e mësipërm. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë dhe Strukturat Kundër Vjedhjeve me Dhunë, u arrit realizimi i Operacionit “Hija e Natës”, duke ndaluar shtetasin Zhënklaudio Luan Sallaku, 18 vjec,  banues në Tiranë.Ky shtetas dyshohet se është autor i një sërë vjedhjesh me dhunë të cantave dhe sendeve personale të qytetarëve të ndryshëm.Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar motorri me të cilin realzionte vjedhjet, aparat fotografik, si dhe sende te tjera qe jane vjedhur të demtuarve. Aktualisht nga strukturat e policisë po vijon puna në drejtim të dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera nga ky shtetas.