Tiranë, eksploziv makinës, plagoset drejtuesi i mjetit

Shpërthimi i një automjeti ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë kopshtit botanik.Një automjet i tipit “Benz”,me targa AA 303 DK, ka shpërthyer dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Leonard Qesari, drejtuesi i mjetit.Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Dyshohet se shpërthimi ka qënë pasojë e vendosjes së qëllimshme të eksplozivit në automjet.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar me urgjencë për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën