Antarësimet e reja në LSI, Meta: Betejat politike larg qytetarëve

Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm në njësinë 1 në kryeqytet i janë bashkuar 120 qytetarë të cilët janë antarësuar në LSI. Lideri i partisë Ilir Meta tha se zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit  janë një moment kyç jo vetëm për Shqipërinë por edhe për LSI-në e cila sipas liderit është në një situate më të favorshme se zgjedhjet e shkuara.Meta ka shprehur qëndrimin e tij ndaj situatës së ndezur politike në vend për të cilën u shpreh se Shqipëria është në një stanjacion politik për shkak të një konflikti të paarsyeshëm që vë në plan të parë interesat e luftës politike mbi interesave të përgjithshme të vendit.Duke iu referuar programit të LSI-së për punësimin dhe taksat, Meta tha se poltika më e mirë për vendin është ajo që favorizon dhe rrit punësimin duke luftuar në këtë mënyrë varfërinë.Meta i bëri thirrje elektoratit për më shumë mbështetje ndaj LSI-së, e cila përfaqëson alternativën më realiste për shqiptarët.