Dy grabitje në Elbasan dhe Gjirokastër, 3 të arrestuar

Dy grabitje janë shënuar gjatë orëve të natës në qytetet Elbasan dhe Gjirokastër. Sipas informacioneve më të fundit, një aregjendari është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit.Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Rinia" që lidh Universitetin "Aleksandër Xhuvani" me qendrën e qytetit ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendarinë në proanësi të Gazmend Dyrmës dhe kanë grabitur bizhuteritë.Nuk dihet ende vlera e lekëvë të mallit të grabitur në argjendari ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.Ndërsanë qytetin e Gjirokastrës 3 persona kanë grabitur 5 milionë lekë të reja në një banesë ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe autorët.  Sipas informacioneve janë arrestuar 3 shtetasit me iniciale E.D 43 vjeç nga Vlora I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje,  A.M 33 vjeç, i dënuar me 3 vjet burg në Itali për trafik droge dhe dhe A.D 38 vjeç, i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.Sipas policisë këta persona kanë vjedhur 5 milionë lekë, 7 orë argjendi, 5 unaza dhe 8 varëse floriri të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.