Rama në Librazhd: Fshati si në mesjetë, me "Rilindjen" do të nxitet prodhimi i tokës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me deputetë të kësaj partie, është ndalur në qytetin e Librazhit për t'ju detajuar mbështetasve, disa nga pikat kyçe të programit "Rilindje".Deputeti Ahmetaj foli mbi  taksimin e ndershëm që u vinë në ndihmë  95% të  shqiptarëve, duke i hapur rrugë biznesve të reja dhe punësimit. Gjithashtu Partia Socialiste vuri theksin edhe në politikat sociale si dhe uljen e korrupsioneve. Z. Rama u shpreh se fshati duket si në mesjetë dhe se me "Rilindjen" sipas Ramës do të nxitet prodhimi i tokës.Punësismi ishte një tjetër diskutim në Librazhd. Të rinjtë dhe zgjedhja e arsimit, profesional ose jo, një tjetër çështje që sipas PS-së nuk po orientohet siç duhet duke lënë jashtë tregut mijëra të rinjë.Edhe për sistemin shëndetësor në vend, Partia Socialiste kërkon ndryshim radikal që sipas tyre është i qartë sipas programit të kësaj partie. Siguria dhe rendi publik ishte gjithashtu në fokus të liderit të opozitës me qytearët e Librazhdit.