Maqedonia, ja pikat turisike që duhet të vizitoni
Maqedonia edhe pse destinacioni nga ku mirëpresim më shumë turistë, duket se ka vendosur të na bëjë një sfidë të ëmbël duke na prezantuar pikat turistike që ofron ky vend fqinj, ku mbizotëron turizmi dimëror . Për herë të parë Ambasada e këtij vendi në Tiranë ka organizuar një udhëtim turistik me tur-operatorë nga Shqipëria të cilët njohën jo vetëm potencialet turistike në breg të liqenit të Ohrit e Prespës, por edhe dhe specialitete të turizmit dimëror si: turizmi malor, gjuetia, peshkimi sportiv, etj.Rajonin e Ohrit , Shën Naum, Parku Nacional Galicica e Burimet e Biljanës), apo rezervuari i gjuetisë Jasen e Kanioni Matka në Shkup, janë destinacionet që të joshin drejt Maqedonisë.Mavrova është nga pikat turistike dimërore më të rëndësishme jo vetëm të Maqedonisë por dhe të Ballkanit. Liqeni në verë dhe bora në dimër, pista e skive për sporte dimërore e kanë kthyer këtë zonë në një nga më të vizituarat.Ky tur shërbeu për një sërë takimesh biznesi mes operatorëve turistikë të të dy vendeve, ku kryefjala e tyre ka qenë rritja e bashkëpunimit dhe krijimi i një tregu turistik të vetëm për Ballkanin Perëndimor.Por jo vetëm kaq, nën kujdesin e Fatos Mustafës drejtuesit të zyrës "Invest Macedonia" pranë Ambasads së Maqedonisë, Tiranë është bërë e muundur lidhja e një sërë kontratash.