CEZ shpërndarje heq shtyllat në rrugë për të shmangur aksidentet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2013, 16:29
CEZ shpërndarje ka nisur punën për heqjen e shtyllave që ndodhen në mes të rrugës për të shmangur aksidentet .Sipas drejtorit të rajonit të Tiranës, Sulejman Lami, CEZ shpërndarje do të bëjë brenda pak kohësh zhvendosjen e të gjitha shtyllave elektrike, të cilat në Tiranë janë rreth 90.Sipas drejtorit të CEZ, në rajonin e Tiranës është ndërmarë edhe një tjetër aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme. Aktualisht mësohet se janë prerë më shumë se 300 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Kompania CEZ është e vendosur që te mos lejojë vjedhjen e energjiseë elektrike.