Idrizi: Rezoluta për çështjen çame, ligji i katërt për integrimin
Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame është ligji i katërt, i cili ka bllokuar marrjen e statusit si vend kandidat në BE. Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, u ka bërë thirrje nga Fieri të dyja partive kryesore që të përqëndrohen më shumë te interesat kombëtar.Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së Idrizi theksoi se në zgjedhjet parlamentare do të përfaqësohen nga 5 deputet në legjislaturën e ardhshme. Ndërkohë Ardit Bido, kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, pjesmarrës në këtë aktivitet theksoi rëndësin e të rindjev në çështjen kombëtare.PDIU zhvilloi takimin e tij në qytetin e Fierit, së bashku me Klubin e Patriotëve të Rinj në kuadër të organizimit të strukturave të këtyre të fundit në të gjithë Shqipërinë.