Korçë, shtohen rastet e përdoruesve të drogës e alkolit

Vetëm 3 persona, nga 53 raste të shtruar për përdorim droge dhe alkoli, janë regjistruar si të tillë në Spitalin rajonal të Korçës.Në një periudhë 3 mujore, që pas funkionimit të shërbimit toksologjik, shumica e personave të shtruar e kanë shmangur regjistrimin,  duke u larguar në mënyrë ilegale nga spitali i Korçës pas shërbimit.Mjeku toksikolog në këtë spital, Kujtim Shabani, pohoi se ka qindra persona që njihen si përdorues të drogës dhe të alkoolit.Aktualisht në spitalin e Korçës kurohen me metadon rreth 80 persona, dhjetra të tjerë kërkojnë ndihmë e këshilla në mjeku specialist dhe një pjesë e tyre kanë nevojë edhe për shtrim në spital e mjekim të specializuar.Fluksi i pacientëve që kërkojnë këtë shërbim, po detyron drejtorinë spitalore të Korçës të hapë sa më parë një pavion toksologjik.