Universiteti “Kristal”, leksion për shëndetësinë

  Mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik, por edhe dietat jashtë kontrollit, kanë rritur numrin e pacientëve të cilët preken nga mbipesha apo sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare.

Për të parë efektet në shëndet dhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik, Universiteti Kristal organizoi një leksion të hapur me mjekë të profesionit.

Mjekja Lindita Molla u shpreh se obeziteti tek fëmijët ka arritur në nivelin 22% dhe 6% e vdekshmërisë në populate, vijnë për shkak të mungesës së aktiviteteve fizike. Gjithashtu në auditorin e këtij universiteti edhe ekspertët e ISHP-së dhanë të gjithë rekomandimet e tyre.

Mjekja dhe pedagogia Orjola Pamuri, u argumentoi studentëve të këtij universiteti, çrregullimet mendore për shkak të mosushqyerjes.

Nëpërmjet auditorit të Kristal, mjekët apeluan popullatën, nga fëmijët e deri tek të moshuarit , për më shumë aktivitete fizike, 60 min deri në 300 minuta në javë, po ashtu u kërkua një strategji e plotë e hartuar nga Ministria e Bujqësisë apo e Arsimit për të ndihmuar popullatën për më tepër informacione dhe në anën tjetër për një një angazhim më të fortë të strukturave shtetërore në këtë drejtim.