Zhdukja e 11-vjeçarit, rifillojnë kërkimet në landfillin e Sharrës

Pavarësisht entuziasmit të së shtunës duket se ka rënë pak moral i grupit të kërkimit pasi shenjat e gjetura nuk korrespondojnë me atë të 11-vjeçarit Juljan Çela. Megjithatë mjetet e ushtrisë dhe një grup punëtorësh vazhdojnë kërkimet në lanfillin e Sharrës për të vërtetuar deklaratat e Ardian Prrenjasit.Ekspertiza ka hedhur poshtë, dyshimet në lidhje me sendet e gjetura gjatë kërkimeve në vendin ku pedofili Ardian Prrenjasi pretendon se i ka hedhur. Kërkimet kanë vazhduar edhe  përgjetë ditës së dielë   ku mjetet përkatëse  dhe punëtorët po bëjnë verifikimet në zonën ku u gjendën batanijet dhe kockat.Në të njëjtën kohë kërkimet vazhdojnë  bazuar edhe në grafikun e mbajtur nga kompania për  zonat ku janë hedhur mbeturinat e fundit të muajit nëntor.Gjetja e batanijeve dhe kockave nga ekspertët dhe ushtria tjetër ka rezultuar pa sukses duke bërë që të mbetet akoma enigmë vrasja apo zhdukja e 11 vjeçarit Julian Çela