Dule: Zgjedhje në rrezik si pasojë e militantëve në komisione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2013, 15:41
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë ndër më të rrezikshmet për shkak të militantëve partiakë që janë në komisionet zgjedhore.Kryetari i partisë, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nga Korça bëri thirrje politikës shqiptare për reflektimin dhe për plotësimin e kritereve të kërkuara nga BE.Për koalicionet Dule u shpreh se integrimi i vendit do jetë baza e koalicioneve para ose pas zgjedhore.Kreu i PBDNJ-së për situatën e kriminalitetit në vend, u shpreh kundër dënimit me vdekje si zgjidhje të saj. Dule ishte i pranishëm në përvjetorin e 192 të pavarësis së shtetit grek.