Bulqizë, plagoset një punëtor i fabrikës së pasurimit të kromit

Plagoset një punëtor te fabrika e pasurimit të kromit në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku shtetasi Xhevair Koçi është plagosur aksidentalisht në kohën kur ishte duke punuar në fabrikë.Menjëherë i plagosuri është dërguar me helikopter në spitalin Ushatarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së punonjësit të fabrikës por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.