LSI: Programi ynë elektoral ka në themel rritjen e ekonomisë dhe punësimin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar sot se tashmë ka gati një draft të programit të saj elektoral, i cili është tejet realist.Në një deklaratë për shtyp nënëkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se ky draft ka ardhur pas shumë konsultimesh me specialistë, dhe pas shumë seancave dëgjimore me njerëzit në të gjithë vendin, ku janë dëgjuar shqetësimet e të gjitha kategorive, duke i formësuar në këtë program elektoral.“Përkundrejt të tjerëve që nuk janë aspak realist, madje shpesh shkojnë deri tek fantastikja, çdo element i programit tonë ka një kalkulim të kujdesshëm lidhur me efektet financiare” tha Vasili.Vasili shtoi se programi i LSI-së ka një sens shumë të fortë social, sepse ka dy këmbët e tij thelbësore, ekonominë dhe punësimin. Po ashtu janë përfshirë edhe çështje të mëdha, si zhvillimi i bujqësisë, arsimit apo sektorit shëndetësor.Programi pritet të marrë mirëkuptimin gjatë Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila do të mbahet në prill.