Ndryshimet në ligjin e legalizimeve, përfitojnë 50 mijë qytetarë që kanë ndërtuar në vitet 2009-2014

Pasi uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit kreu ALUIZNIT Artan Lame dha një lajm të mirë për rreth 50 mijë qytetart të cilët kanë ndërtuar pa leje në periudhën janar 2009-qershor 2014. Shefi i ALUIZNI-t njoftoi se ka hyrë në fuqi ligji i ri i cili mundeson legalizimin e ketyre objekteve.Artan Lame: Sot hyn në fuqi Ligji i ri 62/2015, që përfshin në procesin e legalizimeve rreth 50.000 objekte, që ishin ndërtuar në periudhën Janar 2009 – Korrik 2014 dhe që nuk kanë bërë deklaratë  për përfshirjen e procesit të legalizimit, i gjithë procesi i legalizimit është falas.Nga ndryshimeT ligjore përfitojnë edhe nje grup tjeter mjaft I rendsishem rreth 21 mijë  ish pronarë.Artan Lame: Janë rreth 21.000 ish-pronarë që ju është zënë toka nga ndërtimet pa leje, por që sipas dispozitave të deritanishme, as pronën e tyre nuk e gëzonin (sepse ju ishte zënë) dhe as nuk mund të kompesoheshin financiarisht (sepse objektet nuk legalizoheshin).Kreu i ALUIZNIT u bëri thirrje edhe emigratneve qe kthene ne atdhe me pushime të përfitojnë dhe te kryejnë procedurat e legalizimit për banesat e tyre.