Fieraku falsifikonte karta identiteti italiane, greke e rumune
Një 52 vjeçar i cili ishte në gjëndje të falsifikonte Liçencë për taksi, siguracione për automjete, patenta ndërkombëtare, deri dhe karta identiteti italiane, greke dhe rumune është arrestuar sot nga policia e Fierit.Agron Çiplla, banues në lagjen "16 prilli" në Fier, akuzohet për veprën penale të "fallsifikimit dhe vënies në përdorim të dokumentave të fallcifikuara".Operacioni i Sektorit të Luftës kundër Krimit Ekonomik në Fier u kodua "Falcifikatori",Policia nga kontrolli i ushtruar në banesën e 52-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme të fallcifikuara.Policia njofton se Agron Çiplla ishte në gjendje të fallcifikonte: “Liçencë për taksi, siguracione për automjete, patenta ndërkombëtare, leje qarkullimi për automjete, çertifikatë kontrolli teknik të automjeteve, raporte mjeksore, vulë sigurie për siguracionet, si dhe karta identiteti italiane, greke dhe rumune.”Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një kompjuter, fotokopje dhe skaner të cilat shërbenin për fallsifikimin e dokumentave.Për veprime të mëtejshme materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
/Oranews.tv/