Myftiu i Shkodrës ndërpreu fjalën, kur ranë këmbanat e kishës
Pas një muaji agjerim dhe sakrifice, besimtarët mysliman kanë kremtuar mëngjesin e së premtes faljen e namazit të Fiter Bajramit.Ceremonia e faljes në Shkoder, ashtu siç është kthyer në traditë prej disa vitesh u zhvillua në sheshin kryesor pranë xhamisë Ebu Beker.Pas ligjeratave të imamëve të xhamive, ka qënë myftiu imam Muhamed Sytari që uroi besimtarët mysliman me rastin e kësaj feste, ndërsa kërkoi libri i shenjte i Kur’ anit të jetë në zemrat e çdo besimtari dhe udhërrëfyes në jetën e tyre.Nje moment i veçante ishte ai i nderprerjes se fjales nga myftiu i Shkodres, kur rane kembanat e katedrales Ortodokse.Bajrami i Madh, vjen menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët agjërojnë duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.Muaji Ramazan këtë vit nisi më 18 qershor, dhe përfundoi më 16 korrik me festën e Fiter Bajramit.Përpara festimit të kësaj feste të rëndësishme në kalendarin islamik, besimtatët shpërndajnë lëmoshë për tu solidarizuar me të varfërit që në tryezën e tyre të mos mungojë ushqimi.
/Oranews.tv/