Gravurat nëpër shpella zbulojnë mendimet e ushtarëve të Luftës së Parë Botërore
Lënë pas dore për dekada të tëra, shpella nëntokësore në një fshat të vogël në luginën Somme të Francës përmban një thesar me qindra gravura nga Lufta e Parë Botërore të gjetura nga ushtarë kanadez dhe britanik, teksa po tentonin të fshiheshin nga sulmet gjermane. Studiuesit e periudhës së luftës thonë se gdhendjet në shkëmbinjtë e bardhë, mbi të cilët ka mbishkrime të ndryshme si emra ushtarësh, zemra dhe flamuj, ofrojnë edhe një pasqyrë të fuqishme të ofensifës së Somme-s, një nga betejat më të përgjakshme të shekullit të 20.Hyrja në shpellë bëhet nga shkallët e kishes së fshatit, rreth 12 metër poshtë sipërfaqes, të cilat filimisht janë përdorur nga vendasit për të ruajtur ushqimin dhe madje edhe për të strehuar të afërmit dhe bagëtinë gjatë verës tepër të nxehtë apo edhe dimrit të gjatë e të egër në fillim të shekullit të 17. Kjo banesë nëntokësore është marrë nën kujdesin e banorëve të zonës, teska bota për herë të parë u njoh me të pas prezantimit që i bëri eksploruesi dhe fotografi nga Teksas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhefri Gusky, i cili ka punuar për rreth 20 vjet me një projekt fotografie të quajtur bota e fshehur e luftës së parë botërore.Sipas Gusky, gravurat dhe mesazhet në shpellë, janë mesazhet e fundit të ushatrëve që ishin strehuar aty, duke menduar se askush nuk do të zbulonte këtë vend, dhe mbase kishin të drejtë, pasi këto vepra kanë qenë në errësirë për 100 vjet. Shumë prej formave të gdhendura jashtë mureve të shpellës janë të dizajnuara në mënyrë specifike. Nga 829 emra të regjistruar në shpellë, rreth 500 janë të ushtarëve kanadezë. Përveç punës së tij artistike, Gusky gjithashtu tha se qëllimi i tij ishte edhe ndihma në mbrojtjen e eshtrave të Luftës së Parë Botërore. Në shumë vende të tilla si Bouzincourt, vullnetarët punojnë shumë për të ruajtur mbishkrimet pa buxhet fare. Me rastin e përvjetorit të betejës së Somme në 2016, Gusky dhe vullnetarët lokalë shpresojnë që qeveritë kanadeze dhe britanike mund ti ndihmojë ata me fonde për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie.
