Luftë dhe mjerim në qendrën e lindjes së Ukrainës

Edhe pse Kievi dhe rebelët pro-rusë kanë nënshkruar një marrëveshje amrëpushimi, në lindje të vendit luftimet vazhdojnë të ashpra.Një batalion vullnetarësh që koordinon veprimet me Ministrinë e Brendshme Ukrainase, është përfshirë në një betejë të fortë me rebelët në periferi të Donjeckut, ndërsa ka shpërndarë edhe pamjet e përballjes me ta.Luftëtari: "Ka patur luftime të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Po mundoheshin të depërtonin, ndoshta donin të hynin në selinë tonë. Luftimet nisën që në mëngjes në orën 10 deri në 12 pastaj situata u qetësua deri nga ora 4 e pasdites. Më pas, situata u përkeqësua sërish. Ata po qëllonin nga çdo armë që kishin. Unë u plagosa nga mbetjet e shpërthimeve"Gjatë javës u raportuan sulmet më të forta në Ukrainë nga rebelët pro rusë, që pas firmosjes së traktatit të paqes me 8 ushtarë të vrarë në vetëm 24 orë. Nga ana tjetër, separatistët akzuan forcat e Ukrainës për intensifikimin e sulmeve. Ata thanë se 2 nga luftëtarët e tyre dhe një civil ishin vrarë ndërsa shtatë të tjerë ishin plagosur.Sulmet janë pakësuar që pas arritjes së marrëveshjes së paqes në Minsk, Bjellorusi, pesë muaj më parë, por të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Shifrat e fundit të viktimave në ditë ishin më të lartat në më shumë se një muaj.Ndërkohë, brenda në qytetin e Donjeckut, mjerimi që ka kapluar njerëzit është i madh. Banorët e kësaj zone të cilët kanë jetuar nën tmerrin e betejave për një vit me rradhë, thonë se tashmë jetojnë në një gjendje frike si pasojë e bombardimeve të përditshme.Donjecku, i cili dikur ka qenë një qendër industriale e Ukrainës, tashmë shtrihet nën rrënoja me shtëpi të shkatërruara, me mbetje metalike nga shpërthimet dhe mbeturina të përhapura kudo. Rrugët janë bosh, pasi njerëzit kanë frikë të dalin jashtë dhe të bëjnë jetë normale.Burre: "Jam i frikësuar sepse ata po bombardojnë çdo ditë. Mund ta shikoni edhe vetë"Burre: "Ata po bombardojnë që prej muajit Gusht. Sulmojnë vazhdimisht këtu. Ne dalim kur ata ndalojnë sulmet"-shprehet një tjetër banor"Konflikti duket ende shumë larg përfundimit dhe analistët pretendojnë se do të zgjasë për vite me radhë. Vendasit nuk kanë asnjë rrugëzgjidhje vetëm të vazhdojnë të qendrojnë aty, mes predhaveAnatoli Borojov thotë se nuk ka ku të shkojë tjetër përveç se të fshihet në bodrum me familjen, sepse mundësitë ekonomike janë në minimum. Ndërsa baskëshortja Svetlana pranon se çdo ditë kalon me frikën për jetën.Grua: "Jemi të tmerruar. Shohim vetëm tanke, predha ... Por ende vij këtu çdo ditë. Ndonjëherë rrimë në shtëpi edhe gjatë natës, ndonjëherë jo. Djali ynë është i frikësuar për të qendruar këtu".Shtëpitë e rrënuara kanë brë që një numër i madh i banorëve të largohen, duke lënë pas pronat dhe gjithçka tjetër që nuk ka qenë e mundur të lëvizet.Ukraina dhe qeveritë perëndimore akuzojnë Rusinë se po ndihmon rebelët me armatime në konfliktin në lindje që ka marrë mbi 6500 jetë njerëzish që prej shpërthimit pranverën e vitit të kaluar.