Bajram i përgjakur në Kajro, gjashtë të vrarë në protestën e Vllazërisë Muslimane

Të paktën gjashtë vetë kanë mbetur të vrarë nga përleshjet mes mbështetësve të Vllazërisë Muslimane dhe policisë egjiptiane në kryeqytetin Kajro. Përplasja e dhunshme ndodhi pas demostratave të mbështetësve të ish-presidentit të dënuar me vdekje, Mohamed Morsi, pas faljes së Bajramit.Autoritetet fajësojnë disa persona të panjohur që kanë nxitur turmën të bëhet e dhunshme, por pjestarë të Vllazërisë Muslimane thanë se viktimat u shkaktuan vetëm pas ndërhyrjes së policisë.Autoritetet kanë ndërprerë protesta të ndryshme anti-qeveritare për dy vitet e fundit, ndërsa ish-presidenti Morsi dhe disa pjestarë të tjerë të Vllazërisë Muslimane janë dënuar me vdekje dhe periudha të ndryshme burgimi.Protesta e sotme ishte nisur pikërisht nga pjestarë të organizatës që fitoi zgjedhjet e para demokratike në vend që prej rrëzimit të diktatorit Hosni Mubarak, ndërsa në një natë më parë, vetë Morsi lëshoi një mesazh nga qelia për mbështetësit e tij duke i bërë thirrje njerëzve që të shpëtonin Egjiptin nga shtypja e ushtrisë./Oranews.tv/