Akuza për korrupsion për ish-presidentin Brazilian Lula da Silva
Prokuroria braziliane ka nisur zyrtarisht hetimet për korrupsion ndaj ish-presidentit të vendit, Lula da Silva, i cili dyshohet se ka përdorur postin e lartë shtetëror për të ndikuar në disa vendime në favor të kompanisë braziliane të ndërtimit, Oderbreht.Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie u arrestua muajin e kaluar për për përfshirjen në skandalin e korrupsionit të kompanisë së naftës, Petrobas. Sipas zyrës së prokurorit, veprimet e paligjshme të Lulës kanë ndodhur në periudhën 2011 - 2014, pasi ai ishte zëvendësuar në detyrë nga Dilma Rusef. Megjithatë, ai ka përdorur emrin e tij popullor si president i Brazilit për të siguruar kontrata me vlerë miliarda dollarëshe në Amerikën e Jugut dhe Afrikë.Hetimi ndaj ish-presidentit pason atë të kryetarit të dhomës së ulët të kongresit Brazilian, Eduardo Kunja, i cili gjithashtu akuzohet për korrupsion. Sipas prokurorisë, një kartel kompanishë, kanë mbifaturuar punën që kanë kryer për Petrobas, dhe paratë shtesë kanë përfunduar në xhepat e politikanëve të lartë, përfshi këtu edhe ato të Partisë së Punës së themeluar nga Lula.Akuzat godasin fort imazhin e ish-presidentit të adhuruar në vendin e tij, për rolin pozitiv në rritjen ekonomike të Brazilit dhe uljes së varfërisë në të gjithë vendin. Gjatë presidencës së tij, Brazili siguroi organizimin e Botërorit 2014 dhe Lojërave Olimpike 2016.