Zjarr në Peloponez, evakuohen dy fshatra dhe një kamp fëmijësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2015, 13:19
Të paktën dy fshatra dhe një kamp veror fëmijësh në Lakonia të Peloponezit janë evakuuar, pas një zjarri masiv që ka përfshirë zonën jugore të Greqisë që në orët e para të mëngjesit të sotëm.Zjarri është përhapur me shpejtësi i ndihmuar nga erat e forta, dhe ka prekur nëj pyll aty pranë dhe disa shtëpi banimi.Për të shuar zjarrin po punojnë dy helikopterë, 120 zjarrfikës, rreth 30 ushtarë dhe 50 makineri me ujë me presion, ndërsa një avion i përdorur për shuajtjen e zjarrin nga lart raportohet të jetë detyruar të bëjë ulje emergjente, por të dy pilotët kanë shpëtuar./Oranews.tv/