Tiranë, plagoset 29 vjeçarja, ishte në lokal me burrin e fëmijën e mitur
Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të rinjsh rivalë, brenda një lokali në zonën e "Don Boskos", e njohur si si pallatet e Almakut, në Tiranë për pak sa nuk është kthyer në një kasaphanë.29 vjecarja Rezarta Laknori mbeti e plagosur në këmbë sipasojë e plumbave. Mësohet se ajo nuk ka qenë objekt i sulmit por është ndodhur rastësisht në lokal ku kishte shkuar për të konsumuar një pije freskuese së bashku me bashkëshortin e fëmijën e saj të vogël.Familja e saj po dilte nga lokali ku kishin konsumuar kafen e mëngjesit, pasi grupet e të rinjve ishin përfshirë në debat verbal I cili u përshkallëzua më pas në të shtëna me armë.Që në momentet e para, polciia ka sekustruar kamerat e sigurises ë lokalit ku ndodhi ngjarja. Falë regjistritmit është mundur të identifikohen dy prej autorëve që qëlluan dhe plagosën 29 vjecaren.Në komisariatin e policisë u shoqëruan dëshmitarë okulare dhe shumë të dyshuar si me precedentë në zonën e Don Boskos. Ne vendngjarje jane sekuestruar 7 gëzhoja që mendohet se i përkasin dy armëve të ndryshme e për të cilat pritet të kryehet një akt-ekserptimi balistik.Një 29 vjeçare është plagosur me armë zjarri në zonën e “Don Boskos” rreth orës 11: 30 minuta të 17 korrikut 2015.Fillimisht u dyshua se objektiv mund të kishte qenë bashkëshorti por më pas u sqaruan rrethanat.
[caption id="attachment_548055" align="alignnone" width="637"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja e Rezarta Lakrorit[/caption][caption id="attachment_548054" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja e Rezarta Lakrorit[/caption]/Oranews.tv/