Pilotët britanikë, të përfshirë në bombardimet në Siri
Pilotët britanikë kanë marrë pjesë në sulmet ajrore mbi territorin sirian kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke vënë në pozitë të vështirë qeverinë Kameron pasi deputetët në parlamentin e vendit kanë votuar që prej vitit 2013 kundër ndërmarrjes së këtyre aksioneve.Sipas BBC, rreth 20 pjestarë të forcave ajrore, përfshi edhe tre pilotë, i janë bashkangjitur forcave amerikane, kanadeze dhe franceze në operacionet ushtarake të zhvilluara kundër militantëve ekstremistë që kanë shpallur Kalifatin në Lindjen e Mesme.Ministra britanike e Mbrojtjes tha se pilotët po vepronin si trupa të huaj, dhe si rrjedhojë nuk kishin shkelur ndonjë rregullore.Në vitin 2013, parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miratoi bombardimin ajror të pozicioneve të ISIS në Irak, por jo brenda territorit sirian, diçka që mund të ndryshojë shumë shpejt, pasi qeveria mendohet t'i kërkojë ligjvënësve që të japin një leje të tillë.Me shumë gjasa, pavarësisht debateve të nxehta për moszbatimin e lejeve të parlamentit, pritet që në seancën e ardhshme për këtë çështje, edhe laburistët të votojnë për realizimin e sulmeve ajrore brenda territorit sirian./Oranews.tv/