Vriten 4 pjesëtarë të ushtrisë amerikane, Obama: Sulm terrorist do hetohet

4 pjesëtarë të ushtrisë amerikane të marinës janë vrarë dje në një sulm të cilësuar si terrorist.Ngjarja ka ndodhur në jug të shtetit amerikan të Tennessee, ndërsa ekzekutori sulmoi zyrën e rekrutimit të ushtarakëve në qëndrën tregtare të Chattanooga.Ngjarja ndodhi dje në orën lokale 10:30 të mëngjesit ndërsa vetëm pak minuta më vonë mbëritën forca të shumta policie.Abdulazeez ishte personi i cili ekzekutoi 4 marinsat ndërsa midis tij dhe forcave të policisë nuk pati negociata për tu dorzuar por vetëm shkëmbime zjarri.Abdulazeez menjëherë pas sulmit u largua me makinë në drejtim të Qëndrës së Mbështetjes Operacionale të Marinës dhe Qëndrën e trupave Rezervë të Marinës.Pas disa minutave të shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe forcave të policisë 24-vjeçari u gjet i vrarë, ndërsa autoritetet vendase kanë pohuar se agresori nuk është ekzekutuar nga policia por është vetvrarë. Në orët në vijim pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore, e cila po të përcaktojë në mënyrë zyrtare se nga cila armë është qëlluar agresori.Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar presidenti i amerikës Barak Obama i cili e ka cilësuar sulmin si terrorist ku nënvizoi se kjo çështje është marë shumë seriozisht nga autoritetet vendase.Obama nënvizoi se FBI ka të gjitha informacionet e nevojshme për të bërë vlerësimin e situatës. Numri një i shtetit amerikan u zotua se do të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë mbi këtë ngjarje.150716123945-07-tennesee-hwy-shooting-exlarge-169 150716154157-08-tn-shooting-exlarge-169 150716175657-10-tn-shooting-recruitment-center-door-exlarge-169 150716153928-07-tn-shooting-exlarge-169 150716120211-01-tennessee-hwy-shooting-exlarge-169 150716174533-tn-shoot-car-exlarge-169 150716200454-11-tn-shooting-support-center-exlarge-169/Oranews.tv/